Saturday, 23. May 2026
Sport

Pulisic shpëton Milanin, kuqezinjtë fitojnë me përmbysje ndaj Leçes

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Milani vuan, por në fund arrin që të marrë një fitore të çmuar në kampionatin italian. Skuadra e Conceiçaos ndërpret serinë e tre humbjeve radhazi duke fituar një ndeshje shumë të rëndësishme 3-1 në transfertë përballë Leçes.

Ndeshja nis menjëherë me emocione. Në minutën e parë u anulua goli i Gimenezit, Krstovic kaloi në avantazh vendasit pak minuta më vonë, një tjetër gol i kuqezinjve, kësaj radhe me autor Gabbian u anulua.

Në pjesën e dytë, vendasit shënojnë sërish me Krstoviç. Kuqezinjtë reagojnë dhe rihapin ndeshjen me një autogol të Gallos. Më pas protagonist bëhet Pulisic fiton dhe konverton penalltinë e barazimit dhe 10 minuta nga fundi amerikani shënon golin që sjell përmbysjen e madhe: 3-2 për Milanin.

Teilen: