• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pelisteri, rival i Shkëndijes

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy fazave të para të kampionatit maqedonas, të dielën nis rrethi i tretë dhe përfundimtar i sezonit, ku Shkëndija e Tetovës hyn si lider i renditjes.

“Seria e tre fitoreve radhazi në kampionat dhe kalimi në gjysmëfinale të Kupës u ndërpre mesjavën e kaluar me humbjen në transfertë ndaj Strugës.

Megjithatë, skuadra ka punuar këto ditë për të lënë pas atë disfatë dhe tashmë është plotësisht e fokusuar për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion.

Pengesa e parë në këtë fazë është Pelisteri, një kundërshtar me traditë në futbollin vendor.

Skuadra

Tekniku i kuqezinjve do të ketë në dispozicion Liridon Latifin (edhe pse akoma s’është 100%), i cili mungoi në Strugë për shkak të një dëmtimi, si dhe Amir Nuhijën, që kthehet pas pezullimit me karton të kuq. Ndërkohë, për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë, Zija Merxhani, Reshat Ramadani dhe Ibrahim Alhassan do ta ndjekin këtë përballje nga tribunat.

Skuadra nga Manastiri po zhvillon një sezon mesatar, duke u renditur në pozitën e 7-të me 26 pikë (6 fitore, 8 barazime dhe 8 humbje).

Gjithsesi, forma e tyre në pjesën pranverore është më e mirë se ajo e vjeshtës, pasi në katër ndeshjet e para të vitit kanë marrë dy fitore (kundër Voska Sport dhe Tikveshit), një barazim (me Brerën) dhe një humbje (në transfertë ndaj Shkupit).

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Pelisteri do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00″, njofton KF Shkëndija,

Next Post

Monkada takon menaxherin Fali Ramadani, Tare si temë bisede

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.