• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mareska eksperimenton me Xhejmsin: Tani do ta shihni si mesfushor

09/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka zbuluar se aktivizimi i Ris Xhejmsit në mesfushë ishte pjesë e planit të tij që në fillim, duke këmbëngulur se ai i tha kapitenit të Çelsit se e shihte atë si një numër 6 që nga momenti kur mori drejtimin.mareskaXhejms shënoi një gol spektakolar nga distanca, ndërsa Çelsi siguroi një fitore me shifrat 2-1 ndaj Kopenhagenit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Konferencës. Kapiteni i Bluve, i cili luan zakonisht si një mbrojtës i djathtë, u aktivizua si mesfushor mbrojtës gjatë gjithë ndeshjes, një vendim që menaxheri Mareska këmbëngul se ishte pjesë e një vizioni afatgjatë për futbollistin anglez.

“Mund ta pyesni Ris. Kur unë firmosa me Çelsin, ndoshta të nesërmen, i dërgova një video se e shihja si mesfushor”, tha Mareska.

“Unë e shoh Ris si mesfushor, jo tani, por që nga dita e parë. Para se ta takoja për herë të parë, ai ishte me pushime dhe i dërgova një klip të tij duke luajtur në mesfushë”.

25-vjeçari ka qenë një figurë kyçe për Çelsin që nga debutimi i tij në ekipin e parë në vitin 2019, pas një huazimi të suksesshëm tek Uigani. Tekniku italian theksoi se objektivi kryesor mbetet mbajtja e lojtarit në formë, me dëmtimet e shumta që kanë penguar përmirësimin e tij në sezonet e fundit. Kapiteni i Çelsit ka pësuar pengesa të shumta, duke munguar për pjesë të gjata në sezonet e fundit për shkak të problemeve muskulore dhe gjurit. “Objektivi kryesor për ne është ta ndihmojmë atë të jetë në formë gjatë gjithë sezonit”, nënvizoi Mareska.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kush ishte Karlos Minarro, mjeku i Barcelonës që vdiq nga ataku kardiak

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.