Reali i Madridit do të zhvillojë dy ndeshje derbi në katër ditë, pa asnjë marzh gabimi. Sot, “Los Blancos” do të luajnë derbin e vogël të Madridit në La Liga kundër Rajo Vajekanos.Ndërsa të mërkurën e ardhshme do të bëjnë vizitë në shtëpinë e Atletikos në kërkim të një bilete për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Dy ndeshje që mund të shënjojnë jo pak sezonin e Realit. Ançeloti me siguri e ka të pamundur të vendosë se cilën nga derbit do të dëshironte ta fitonte. Përgjigja e tij do të ishte të dyja. Sepse vlejnë vërtet shumë. Me Barcelonën që duket se ka marrë xhiro, Reali nuk eka më luksin të lërë pikë në La Liga.
“Los Blancos” janë -3 nga Barça dhe një rrëshqitje tjetër do të ishte mjaft e rrezikshme. Më pas vjen Liga e Kampioneve, kompeticioni më i dashur për këtë klub. Pikërisht, pë rtë dyja këto ndeshje shumë të rëndësishme, Ançeloti dhe Reali do të kenë do të ketë një përforcim luksi, atë të Xhud Bellingam. Anglezi rikthehet në skuadër pasi mungoi në tre nga katër ndeshjet e fundit të Madridit. Mungoi për shkak të kartonit të kuq që mori në Pamplona kundër Gironës dhe Betis në Ligë. Mungoi dhe në Ligën e Kampioneve kundër Atletikos në ndeshjen e parë për shkak grumbullimi të kartonëve të verdhë. Kundër Atletikos ishte Brahim Diaz që e zëvendësoi denjësisht, duke shënuar dhe golin e fitores së Realit (2- 1).
Por Bellingam kthehet i gatshëm dhe me shumë gjasa kthehet si titullar. Sepse rëndësia e anglezit në lojën sulmuese të Madridit është e padiskutueshme. Në vetëm një sezon e gjysmë në Madrid, Bellingam është kthyer një nga kolonat kryesore të ekipit. Këtë sezon, ai është dyshifror për nga golat dhe asistet (11 për secilin), duke vazhduar sezonin e tij të parë të shkëlqyer në Madrid, në të cilin shënoi 23 gola dhe dha 13 pasime vendimtare. Shifra mbresëlënëse për një mesfushor sulmues, që është kthyer në një pikë referimi për tifozët e Realit. Problemi i madh i Bellingam vjen nga aspekti disiplinor dhe marrëdhënia e tij me gjyqtarët. Këtë sezon ai ka parë nëntë kartonë të verdhë, një më shumë se në të gjithë sezonin e kaluar.
RYDIGER – Por nëse Bellingam kthehet gati dhe në formë të plotë, për Ançelotin nuk mungojnë problemet. Pa u ndalur te Valverde, një tjetër nga shtyllat e ekipit tremb. Rydiger dhe gjuri i tij janë një tjetër çështje që shqetëson trajnerin dhe stafin teknik të Realit të Madridit. Qendërmbrojtësi gjerman ka vuajtur nga shqetësimi në atë zonë për disa kohë dhe Reali nuk e ka luksin ta humbasë atë.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL