• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzagi do Niko Pazin, fut mik edhe Zanetin. Në mes është edhe Reali

09/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi që nuk do të heqë dorë nga asgjë dhe Simone Inzagi që ngre tre gishtat në konferencën për shtyp pas Fejnordit, është tashmë viral. Pa harruar që në verë do të jetë edhe Botërori i klubeve.

Niko Paz, mesfushori argjentinas i Komos

Niko Paz, mesfushori argjentinas i Komos

Megjithatë, zikaltrit janë duke u përgatitur për ndeshjen kundër Monzës dhe me një shikim nga e ardhmja, pavarësisht faktit se në futboll ecet sfidë pas sfide. Por është e pashmangshme që drejtuesit dhe trajneri po shohin gjithashtu edhe nga e ardhmja dhe programimi i merkatos së verës. Vizioni i “Oaktree” për të ulur shpenzimet dhe moshën mesatare të skuadrës duhet vënë në zbatim, por pa rrezikuar shpërbërjen dhe faktin që ekipi duhet të jetë kompetitiv në të gjitha frontet dhe të luftojë për të fituar trofe.

Në këtë sens, duket se Simone Inzagi e ka zgjedhur lojtarin që për të do të jetë ideali dhe dhuratën për sezonin 2025-2026. Bëhet fjalë për Niko Pazin. Argjentinasi prej kohësh është një lojtar që lidhet shpesh me zikaltrit. Zëvendëspresidenti Havier Zaneti është duke bërë presing dhe po përdor miqësinë që ai ka me babanë e tij Pablo, që ishte shok në kombëtaren e Argjentinës. Sigurisht që ky vlerësim që i bëhet lojtarit nga ana e zikaltërve i pëlqen, por situata nuk është aspak e lehtë. Komo e ka marrë futbollistin në verë nga Reali i Madridit për 6 milionë euro, por “Los Blancos” kanë ruajtur një të drejtë për riblerjen e kartonit të tij për 3 sezone me radhë me vlerën 9 milionë për këtë verë, 10 për vitin 2016 dhe 11 për vitin 2027. “Niko Paz është duke bërë shumë mirë. Interi është një skuadër e mirë dhe është normale që ta dojë. Por nuk e kam këtë informacion”, ka thënë Karlo Ançeloti duke lënë dyshimet për të ardhmen.

Sigurisht që nëse do të rikthehet te Reali do të ketë pak hapësira. Komo gjithashtu ka forcë eknomike për ta bindur që të qëndrojë dhe projekti i tyre është intrigues. Megjithatë, nuk mund t’i garantojë kompeticione të mëdha si Champions-i apo Botërori për klube. Interi luan mbi këtë faktor, mbi të gjitha edhe sepse Inzagi sheh tek ai një lojtar si Luis Alberto. Sot është një lojtar me karakteristika sulmuese ndryshe nga futbollistët që ka në organikë ekipi zikaltër. Në të ardhmen mund të jetë një mesfushor në rolin e Mkitarianit. Nga tani deri në verë mund të ndodhin shumë situata.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tirana mposht Teutën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.