Zherard Pike vazhdon të promovojë dhe shpërndaje kudo në botë aktivitetin që ka organizuar me rregulla shumë të veçanta futbolli, “Kings League” . Dhe së fundi, ai ka ideuar hapjen e këtij turneu edhe në Francë.
Ashtu siç ka ndodhur në vende të tjera ku ish-futbollistë apo lojtarë në aktivitet sponsorizojnë klube të ndryshme të këtij aktiviteti, edhe në Francë do të ndodhë një gjë e tillë.
Bëhet e ditur se futbollisti i Barcelonës, Zhyl Kunde, si dhe ai i Real Madrid, Aurelie Tçuameni, do të bëhen bashkë për të ndërtuar një skuadër e cila do të luftojë për trofeun e edicionit të parë. Atyre pritet t’u bashkohet edhe Majk Menja, portieri i Milanit, por nuk dihet nëse do të ketë një skuadër të tijën apo do të jetë bashkëpronar me dy futbollistët e tjerë të përfaqësueses franceze.
PANORAMASPORT.AL