Friday, 22. May 2026
Sport

VIDEO/ Leksion futbolli, Atalanta e Gjimshitit turpëron me 4 gola Juventusin në “Allianz Stadium”

GS 09/03/2025 2 Min. Lesezeit

Atalanta e Berat Gjimshitit i ka dhënë një leksion futbolli Juventusit duke e turpëruar me 4 gola në “Allianz Stadium”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A. 

  bandicam 2025-03-09 21-51-28-238

Dominim absolut i bergamaskëve, të cilët arritën të shënonin plot 4 herë në portën e Di Gregorios. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të Reteguit në minutën e 29-të me penallti, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Gasperinit shënoi edhe 3 herë të tjera me De Run, Zapakostën dhe Lukman. 

Për sa i përket gjuajtjeve në portë, Juventusi shënjestroi vetëm 2 herë kuadratin e Atalantës, ndërkohë zikaltërit regjistruan plot 8 gjuajtje në portë. 

Falë kësa fitoreje, skuadra e Gasperinit u ngjit në kuotën e 58 pikëve, 3 më pak se Interi i vendit të parë, teksa në duelin e radhës këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën.

FT JUVENTUS-ATALANTA 0-4
29′ (p) Retegu
i, 46′ De Ron, 66′ Zapakosta, 77′ Lukman

Goli i Lukman (VIDEO) 

Goli i Zapakostës (VIDEO

Goli i De Ron (VIDEO)

Di Gregorio ndaj gjuajtjen e Zapakosta (VIDEO)

Shtylla dhe Di Gregorio shpëtojnë Juvenn (VIDEO)

Goli i Retegui (VIDEO)

Penalltia e shkaktuar nga MekKeni (VIDEO)

Zapakosta gjuan jashtë (VIDEO)

Turam gjuan mbi traversë (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Gati, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Turam; MekKeni, Jilldiz, Niko Gonzalez; Kolo Muani.
Trajner: Tiago Mota

Atalanta (3-4-3): Karneseki; Hien, Gjimshiti, Kolasinaç; Belanova, De Ron, Ederson, Zapakosta; Kuadrado, Retegui, Lukman.
Trajner: Xhan Piero  Gasperini

PANORAMASPORT.AL

Teilen: