• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rydiger dhe Kurtua, në garë me kohën për Atletikon

10/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit ka kaluar me sukses provën në derbin e vogël të Madridit kundër Vajekanos, duke fituar 2-1.fdgfhAjo e djeshmja ishte një antipastë për takimin e së mërkurës në “Metropolitano” kundër Atletikos në ndeshjen e kthimit në 1/8-tat e finaleve në Champions. Reali nuk është plotësisht i qetë për takimin e së mërkurës dhe kjo për shkak të disa problematikave të vogla me lojtarë kyç në skuadër si Rydiger, Valverde, Kurtua, Bellingam e ndonjë tjetër.

Asnjëri nga këta të tre nuk ishte titullar ndaj Vajekanos. Madje, Kurtua dhe Rydiger nuk ishin as të grumbulluar në skuadër. Ndërsa Valverde e nisi nga stoli për tu futur në fushë në pjesën e dytë. Edhe Bellingam ka shfaqur probleme në gju, ndonëse ishte titullar kundër Vajekanos. Trajneri Ançeloti, i pyetur pas ndeshjes në lidhje me situatën e Kurtua dhe Bellingam, sqaroi se gjithçka është nën kontroll. “Kurtua do të jetë gati për të mërkurën – tha ai – Bellingam ka marrë një goditje të lehtë dhe vetëm kaq”.

Problemi qëndron te Rydiger dhe Valverde. Ançeloti nuk e ka luksin të mos i ketë asnjërin në fushë. Të dy pritet të jenë, por çështja lidhet me gjendjen e tyre. Valverde ende nuk është rikuperuar 100% edhe pse sakrifikoi kundër Atletikos në mesjavën që lamë pas. Rydiger nga ana tjetër vuan nga një gjendje gripale. Ndaj pritet për të parë se si do ta përballojë ai angazhimin kundër Atlketikos, që me siguri do të jetë një ndeshje shumë kërkuese në aspektin fizik.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vijon dominimi, Cleveland dhe Oklahoma nuk njohin rival në NBA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.