• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Tek rezultati 2:1 duhet të mbrohesh, në vikend vuajtën edhe Interi, Liverpooli e Bayerni

10/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja ndaj Rayo Vallecanos e riktheu Real Madridin në krye të La Ligas, edhe pse Barcelona e ka një golaverazh më të mirë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sidoqoftë, triumfi i fundjavës me rezultat 2:1 e ka gëzuar trajnerin Carlo Ancelotti, ndonëse fitorja ishte e mundimshme dhe me jo pak vuajtje.

“Ndjenja është e mirë, objektivi ishte që t’i merrnim tri pikë. Pjesa e parë ishte mjaft e mirë, në vazhdim ishte paksa më e komplikuar”, deklaroi trajneri italian pas lojës.

“I kishim disa raste për të shkuar në 3:1, por kur arrin në minutat 70 apo 75 me rezultat 2:1, duhet të mbrohesh mirë dhe t’i evitosh problemet. I kuptoj tifozët që nuk iu pëlqeu pjesa finale, por skuadrat që luajnë në Ligën e Kampionëve kanë pasur probleme në vikend: Interi, Liverpooli, Bayerni… Dhe, Rayo luan futboll me intensitet mjaft të lartë”, vazhdoi “Don Carlo”.

Ai foli edhe për Kylian Mbappen, i cili po vazhdon me formë të jashtëzakonshme.

“E shënoi një gol spektakolar, kemi luajtur mjaft mirë deri në minutën e 70-të, mund ta shënonim edhe golin e tretë. Kur mendoj se duhet të mbrohemi, i largoj sulmuesit. Nuk e shoh këtë si një problem, do të rikthehet i dobishëm për ndeshjen e së mërkurës. Kylian është mirë, e shënoi një gol spektakolar, luftoi sa mundi. Ai bëri shumë mirë”, përfundoi Ancelotti.

Next Post

​Hendboll/ Kosova para sfidës vendimtare me Ukrainën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.