• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Monkada: Na duhet një drejtor, klubi krah Konseisaos dhe djemve

10/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Problematika të shumta te Milani në javët e fundit, por të paktën në një rast rezultati nuk është mes tyre. Për të analizuar gjithçka ka menduar Xhefri Monkada. Zbuluesi i talenteve për “Djallin”, ka dhënë së fundmi një intervistë gjatë së cilës ka prekur temat më të nxehta të realitetit kuqezi.steptodown.com537770Historia e zëdhënësit të Konseisao… Cili është pozicioni juaj?

Me trajnerin folëm dhe gjithçka ishte e qartë mes nesh. Nuk pati nevojë për shumë sqarime. Nuk ka probleme, punojmë çdo ditë bashkë dhe ka një marrëdhënie vërtet të mirë. Unë jam gjithmonë në “Milanello” me të dhe Zlatanin e për ne gjithçka është e qartë.

Çfarë mendoni se i mungon klubit tani?

Mendoj se në futboll roli i drejtorit sportiv është i rëndësishëm. Nëse ka një person që mund të ndihmojë Milanin në këtë moment ne do ta vlerësonim dhe mirëprisnim. Por pa stres. Duhet të shikojmë së bashku disa aspekte. Fundja, roli i drejtorit sportiv është tejet i rëndësishëm.

Sa rëndësi ka, në pikëpamje të së ardhmes, të arrish një kualifikim europian, qoftë Liga e Europës apo Champions?

Tepër e rëndësishme. Kemi edhe dhjetë ndeshje. Duhet të vazhdojmë, nuk ka mbaruar ende asgjë. Çdo ndeshje është si një finale, pa harruar që kemi edhe Kupën e Italisë me një gjysmëfinale derbi. Kemi ende shumë për të luajtur. Nuk jemi të lumtur, jemi të zemëruar, po punojmë për t’u rikthyer në një nivel të mirë.

Sa i shqetësuar duhet të jetë Konseisao për të ardhmen e tij?

Shkuam në Leçe për të fituar sepse na duheshin pikë. Ne si bord drejtues jemi me trajnerin, kemi besim total tek ai dhe punojmë me të çdo ditë. Tani është e rëndësishme ndeshja e radhës, pasi me më shumë kohë në dispozicion edhe djemtë mund të bëjnë më mirë.

Cilat janë objektivat deri në fund të sezonit?

Duhet të marrim maksimumin nga ndeshjet e mbetura, pa hequr dorë nga synimi për një vend në Europë. Jemi larg katër vendeve të para, por jemi Milani e duhet të tentojmë të bëjmë gjithçka deri në fund. Do të mundohemi të sjellim në shtëpi edhe Kupën e Italisë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Flick: Do të luajmë ndaj Benficas për ta nderuar Carles Minarron

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.