• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Portugezi flet hapur, Leao: Grupi me trajnerin! Bilancet i bëjmë në fund të sezonit

10/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao ka dhënë asist në dy ndeshje radhazi në Serinë A, për herë të parë që nga shkurti 2024, kur diçka të tillë e bënte kundër Napolit dhe Frozinones.

leao

Me sprintet e tij vuri në vështirësi rivalët, teksa për sfidën deklaroi: “Të gjithë erdhëm me një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar, për fat të keq na u anuluan edhe dy gola.

Të gjithë së bashku besuam në të dhe në fund fituam ndeshjen, sepse dhamë gjithçka. Mendoj se ishte e vështirë, por edhe që e merituam”.

Në këtë sezon ai është në kuotën e dhjetë golave e 9 asisteve në të gjitha turnetë me Milanin e, megjithatë, edhe të shtunën nuk ishte titullar. Asnjë problem për portugezin, i cili sqaron:

“Hyra me dëshirën për të ndihmuar shokët, ia dolëm të fitonim dhe jemi të gjithë të lumtur. Tani duhet vazhdojmë punën, kemi një tjetër ndeshje në shtëpinë tonë ndaj një kundërshtari të vështirë, ndaj le të mos humbim kohë.” Në fund të deklaratës për mediat, portugezi u pyet edhe për raportin e skuadrës me trajnerin Konseisao. Si një nga liderët e Milanit, ai shpjegoi:

“Shpirti ynë i ekipit ka qenë gjithmonë i fortë dhe jemi të bashkuar me njëri-tjetrin dhe trajnerin. Pastaj, për fat të keq, jemi jashtë nga turnetë europiane, por tani duhet të japim më të mirën në kampionat dhe kupë. Bilancet bëhen në fund, por për të parën herë në sezon patëm mundësinë të punonim gjatë javës dhe ishte krejtësisht ndryshe”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës – por marrëveshja duket e vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.