Mançester Junajtid po kalon një nga periudhat më të errëta të historisë së tij, me rezultatet në fushën e lojës që janë shumë larg asaj me të cilin është mësuar klubi. Por Xhim Ratklif, bashkëpresidenti i klubit, i ka dhënë votëbesimin trajnerit Ruben Amorim, duke theksuar se portugezi nuk do të lëvizte nga drejtimi i skuadrës.
“Nëse shoh ekipin që ka në dispozicion Ruben, mendoj se po bën një punë të mirë, të jem sinqertë”, tha ai fillimisht për BBC. “Mendoj se Ruben është një trajner i ri i jashtëzakonshëm. E mendoj me të vërtetë. Është një trajner i shkëlqyer dhe mendoj se do të qëndrojë gjatë këtu. Po filloni të shihni pak nga ajo që mund të prodhojë Ruben, e keni parë pak kundër Arsenalit.
Sa lojtarë në pankinë njohët në ndeshjen ndaj Arsenalit? Nuk ka më një ekip të mirëfilltë. Kanë mbetur 10-11 lojtarët e fundit, sa i përket lojtarëve të ekipit të parë. Ruben po bën një punë fantastike”, tha Ratklif.
PANORAMASPORT.AL