• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë

11/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka bërë një vizitë të fshehtë tre-ditore në Barcelonë për të shpëtuar martesën me gruan e tij Cristina.

Edhe pse ata njoftuan planet për divorc në janar, Guardiola mbetet optimist për mundësinë e pajtimit.

Pas fitores 3-1 të ekipit të tij ndaj Plymouth në FA Cup, ai udhëtoi për në Barcelonë ku kaluan tre netë së bashku në shtëpinë e tyre familjare.

Gjatë qëndrimit, ata janë parë së bashku në qytet, duke përfshirë një vizitë në dyqanin e modës Cristina.

Edhe pse ata jetojnë të ndarë që nga viti 2019, pasi Cristina u kthye në Barcelonë, kjo vizitë ngjall shpresa se ata mund të rinovojnë lidhjen e tyre, ndërsa Manchester City nuk pranoi të komentojë këtë situatë, raporton The Sun.

Në janar të këtij viti, mediat spanjolle raportuan se Guardiola dhe Cristina kishin vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre 30-vjeçare.

Cristina u transferua në Barcelonë në vitin 2019 për t’u fokusuar në biznesin e saj të modës, ndërsa Guardiola mbeti në Manchester. Pavarësisht ndarjes, lidhja e tyre mbeti e ngrohtë dhe miqësore dhe së bashku kanë tre fëmijë: Marija, Marius dhe Valentina.

Guardiola dhe Cristina u takuan në vitin 1994 në dyqanin e veshjeve familjare Serra Claret në Barcelonë dhe u martuan në vitin 2014. Cristina është një stiliste dhe eksperte e trendëve të modës, e cila ka ndikuar ndjeshëm në stilin e veshjes së Guardiolas. 

Next Post

Gjokaj humb pjesën e mbetur të sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.