Monday, 23. March 2026
Sport

Drita mposht Ballkanin, Llapi ndalet në Ferizaj

GS 11/03/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Dritës ka bërë edhe një hap tjetër të madh drejt titullit të kampionit.

Të martën, Drita ka mposhtur Ballkanin 2:0, në ndeshjen derbi të xhiros së 24-të që u luajt në Gjilan.

Veton Tusha (77′) dhe Kastriot Selmani (90′), shënuan golat e fitores për Dritën, e cila më këtë fitore forcohet në krye të tabelës me 53 pikë, 13 më shumë se Ballkani që në tri ndeshjet e fundit ka dy humbje e një barazim.

Humbje të martën ka pësuar edhe Llapi, që u mposht në udhëtim te Ferizaj me rezultatin 2:1.

Të gjitha golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, ku për vendasit realizuan Valmir Nafiu e Antonio Ilieski kurse për mysafirët shënoi Blend Baftiu.

Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e 5-të me 32 pikë kurse Llapi mbetet i teti me 26 pikë të mbledhura.

Teilen: