• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dhjetë mijë euro për 20 ditë, selektori i “shtrenjtë” i basketbollit

11/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për vetëm 20 ditë e në total 4 ndeshje si përzgjedhës i Kosovës në basketboll, Jean Denys Choulet është paguar 10 mijë euro.

Selektori i “Dardanëve” në basketboll, nga kontrata e tij me Federatën e Basketbollit të Kosovës, e të cilën e ka siguruar Tëvë 1, është paguar nga 5 mijë euro për një dritare kualifikuese, brenda së cilës janë zhvilluar dy ndeshje.

Choulet erdhi te Kosova në fund të tetorit të vitit të kaluar duke e zëvendësuar Rami Hadarin.

Ai ka udhëhequr Kosovën në katër duele, duke realizuar një fitore ndaj Azerbajxhanit dhe duke u mposhtur dy herë nga Zvicra dhe një herë nga Irlanda.

Në dokumentin e siguruar ekskluzivisht nga Tëvë 1, Choulet do të paguhet nga 5 mijë euro për një dritare të shkurtër kualifikimi prej 20 ditësh.

Për dritaret e gjata kualifikuese prej 35 ditëve, ai do të paguhet 7 mijë euro dhe nëse e udhëheq Kosovën në kqmpionat evropian, do të paguhej 10 mijë euro. Në kontratë janë të parapara edhe bonuset, plus 3 mijë euro nëse e kalon një rreth kualifikues dhe 12 mijë euro nëse Kosova kualifikohet në Eurobasket.

Por asnjëri objektiv nuk u arrit me Chouletin në krye. Për herë të pestë rresht Kombëtarja e Kosovës në basketboll, nuk i ka kaluar parakualifikimet.

Dardanët nuk arritën të avancojnë prej fazës së parë të parakualifimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, duke përfunduar në vendin e tretë me dy fitore e katër disfata, në një grup me Zvicrën, Irlandën e Azerbajxhanin.

Ish-basketbollist e njohës të basketbollit në vend kanë kritikur përzgjedhësin dhe institucionin e basketbollit në vend, FBK.

Next Post

Shatri: Sponsorizimi në sport ‘mjet zhvillimi e jo kuletë harxhimi’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.