Friday, 13. March 2026
Sport

Caktohet dyshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampioneve, ja kur luhen ndeshjet mes dy pretendentëve

GS 11/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve, edhe pse kanë dekretuar kalimin e katër skuadrave në çerekfinalet e turneut, kanë përcaktuar një çift të vetëm sa i përket asaj faze.

champions league

Sipas kalendarit të hedhur me short, në turin tjetër, do të ketë një përballej gjigantësh mes Bajern Mynihut dhe Interit, dy skuadra të cilat kanë pretendime për t’i shkuar deri në fund këtij aktiviteti. Bavarezët eliminuan Bajer Leverkusenin në këtë fazë, ndërsa italianët eliminuan Fejenordin pa shumë vështirësi.

Sipas kalendarit, ndeshja e parë është në fushën e Bajernit, më 8/9 prill, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Milano më datë 15/16 prill.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: