Wednesday, 25. March 2026
Sport

PSG-ja eliminon Liverpoolin

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Lideri I Ligue 1, Paris Saint-Germaini ka eliminuar liderin e Premier Leagues, Liverpoolin nga Liga e Kampionëve.

PSG-ja, e eliminoi Liverpoolin në 1/8 e finales të kësaj gare dhe atë në stadiumin “Anfield Road” me rezultatin 4:1 pas penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes së kthimit mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1:0, falë golit të Ousmane Dembeles.

Me rezultatin identik, Parisi u mposht javën e shkuar dhe për këtë arsye ndeshja në Angli shkoi në dy vazhdime nga 15-të minuta, në të cilat nuk u shënua asnjë gold he fituesi u përcaktua përmes penalltive.

Nga pika e bardhë, të gjithë lojtarët e Parisit shënuan përball portierit Alisson Becker kurse Gianluigi Donnarumma ndali gjuajtjet e Darwin Nunezit e Curtis Jones për të siguruar kalimin e PSG-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Për Liverpoolin i saktë nga penalltia ishte vetëm Mohamed Salah kurse për Parisin realizuan Vitinha, Goncalo Ramos, Dembele dhe Desire Doue.

Teilen: