• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Madridi është “zjarr”, klubet thërrasin “zotat” në Champions

12/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atletiko dhe Reali do të luajnë sonte në mbrëmje një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Një euroderbi që mban frymën e një qyteti të tërë. Një derbi i veçantë, siç tregohet edhe nga shifrat.

Screenshot 2025-03-12 093344

EUROPA FLET PËR REALIN – Sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s, Atletiko dhe Reali janë përballur me njëritjetrin në njëmbëdhjetë raste në kompeticionet evropiane gjatë historisë së tyre, me tri fitore për ekipin bardhekuq, gjashtë për skuadrën e bardhë dhe dy barazime.

“METROPOLITANO”, NJË FORTESË – Atletiko ka nevojë për një fitore për të përmbysur situatën. Ajo mund të bazohet dhe te forca në “Metropolitano”. Skuadra e Simeones ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League. Përjashtimi i vetëm është humbja 3-1 e këtij sezoni ndaj Lilës.

TRANSFERTA – Reali i Madridit vjen në sfidën e sotme pas një serie prej tri fitoresh radhazi jashtë shtëpisë në Champions League, pasi ka mposhtur Sitin 2-3, Brestin 0-3 dhe Atalantën 2-3. Tri fitore që erdhën pas dy humbjeve radhazi kundër Liverpulit (2-0) dhe Lilës (1-0).

PËRMBYSJET – Atletiko ka përmbysur në 13 raste fatin e kualifikimit nga 25 përballje dyshe në ndeshjet e mëparshme evropiane, pasi ka humbur ndeshjen e parë jashtë fushe.

KONFIRMIMI – Reali i Madridit është kualifikuar në 49 raste nga 62 përballje dyshe në kupat e Europës, pasi ka fituar ndeshjen e parë në shtëpinë e tij. Më e fundit kundër Çelsit në sezonin 2022-2023.

MBAPE-ALVAREZ – Kilië Mbape është golashënuesi më i mirë i Realit me 29 gola në 42 takime në këtë sezon. Julian Alvarez është golashënuesi më i mirë i Atletikos me 22 gola, por më pak ndeshje.

BELLINGAM – Anglezi nuk ka mundur t’i shënojë asnjë gol Atletikos në 6 përballje të deritanishme kundër bardhekuqve në të gjitha kompeticionet.

OBLAK – Portieri slloven i Atletikos do të arrijë sonte në mbrëmje Iker Kasijasin (Real) si portieri me më shumë ndeshje në historinë e derbit të Madridit, 34 takime.

DERBI I PANKINAVE – Diego Simeone dhe Karlo Ançeloti janë përballur 27 herë gjatë karrierës së tyre si trajnerë, me italianin që ka fituar dhjetë herë dhe argjentinasin nëntë, si dhe tetë barazime.

PENALLTITË – Atletiko e Madridit ka fituar tri nga 7 rastet kur ndeshja është vendosur nga penalltitë, ndërsa Reali i Madridit ka fituar tri nga pesë, sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Duka thyen heshtjen për Etnik Brrutin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.