• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batuta pas eliminimit të Liverpulit, Slot: Ne holandezët jemi mjeshtra për të humbur penalltitë

12/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arne Slot mendon se ndeshja me PSG-në ishte më e mira deri tani që ai ka drejtuar Liverpulin, ndërsa bëri edhe një batutë për penalltitë, duke thënë se holandezët janë mjeshtra në humbjen e tyre.

SLOT2

“Ishte ndeshja më e mirë e futbollit, në të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Performancë e pabesueshme, veçanërisht nëse e krahasoni me javën e kaluar. Ne po krijonim raste dhe më pas e pamë veten në disavantazh 1-0. Na mbaroi fati pas atij që patëm javën e kaluar. Mua më duket sikur meritonim më shumë sesa të humbnim 1-0. Ne luajtëm lojën perfekte, përveç faktit se nuk shënuam dot një gol. Ishte e ngjashme me PSG-në javën e kaluar, ku ata luajtën lojën perfekte. Dhe pastaj, në kohën shtesë, ata ishin ndoshta pak më mirë. Shkoi deri te penalltitë dhe ne si holandezë dimë t’i humbim ato”.

Trajneri i Liverpulit shtoi se skuadra duhet ta tresë zhgënjimin dhe të fokusohet tek titulli në Premier Ligë:

“Tani për tani, të gjithë duhet të jenë të zhgënjyer. Unë i njoh këta lojtarë, ata janë elastikë. Kishte gjithçka do të doje nga një ndeshje. Nga perspektiva e Liverpulit, ne mund të kishim dashur të paktën një barazim pas 90 minutash. Ndihet e padrejtë që ne kryesuam fazën e ligës dhe më pas u përballëm me një ekip kaq të fortë si PSG-ja. Tani kemi një finale të Kupës së Ligës dhe kemi edhe nëntë ndeshje në Premier Ligë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sot, luhen dy ndeshje tjera në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.