• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Jamal? Një lojtar magjik”, Rafinja pasi spikati në Champions: Barcelona luan për çdo titull

12/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafinja duket se është i lumtur sa herë që përballet me Benfikën. Në tri ndeshje në këtë sezon në Ligën e Kampioneve i ka shënuar 5 gola.

Screenshot 2025-03-12 111109

I shënoi dy gola në fitoren 4-5 në fazën me grumbullim pikësh, ku ndër dy golat ishte dhe ai i fundit i fitores në minutat shtesë. I shënoi në 1/8 e finaleve në ndeshjen e vajtjes golin e fitores të Barcelonës 0-1. I shënoi dhe dy gola të tjerë mbrëmë në suksesin 3-1 të blaugranave, duke i dhënë një dorë skuadrës për të mbërritur në çerekfinale.

Braziliani me dy golat e shënuar mbrëmë ndaj Benfikës ka arritur shifrën e 11 rrjetave, teksa në fund ka komentuar dhe suksesin e ekipit të tij.

“E dinim se Benfika luan mjaft mirë jashtë fushës së saj në Champions, siç tregojnë dhe rezultatet e saj. Ne gjithashtu e kishim të qartë planin tonë, se çfarë duhej të bënim. Objektivi ishte i qartë të fitonim dhe ishim të përqendruar te vetja jonë. Mendoj se pjesa e parë ishte vendimtare ku shënuam tri herë”, komentoi braziliani. Sulmuesi i krahut i Barcelonës ka vlerësuar shumë edhe paraqitjen e shokut të ekipit, Lamin Jamal autor i një goli spektakolar.

“Më e rëndësishme është fitorja e ekipit se sa golat e mi. Edhe paraqitja ka qenë mjaft e mirë. Lamin? Ai është një lojtar magjik. Ka shënuar një gol spektakolar, duke treguar se kush është dhe çfarë është në gjendje të bëjë. Është një lojtar me cilësi të mrekullueshme”, shtoi Rafinja. Braziliani në fund nuk është fshehur, por ka deklaruar se Barcelona është kandidate në çdo front. “Jemi kandidatë për të fituar gjithçka. Duam të fitojmë edhe për mjekun tonë, që fatkeqësisht u nda nga jeta. Do të jetë një motivim më shumë për ne”, komentoi braziliani.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon në moshën 17-vjeçare tregon madhështinë e Yamal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.