Friday, 22. May 2026
Sport

Gjilani ndalet në Malishevë

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Malisheva ka ndalur serinë pozitive të skuadrës së Gjilanit këtë vit në Superligë.

Pas katër fitoreve e një barazimi, Gjilani në ndeshjen e gjashtë të stinorit pranveror pësoi humbje.

Të mërkurën, u mposht 4:1 nga Malisheva në duelin e xhiros së 24-të që u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj”.

Arbër Prekazi shënoi një gol derisa Altin Aliu realizoi “hat-trick” për fitoren e Malishevës, ndërsa OItion Bilalli shënoi për Gjilanin.

Me këtë fitore, Malisheva ka tubuar 40 pikë kurse Gjilani mbetet në kuotën e 34 pikëve.

Teilen: