Dueli mes Atletiko Madrid dhe Real Madrid është padyshim sfida ku është përqendruar vëmendja e të gjithëve sot në Ligën e Kampioneve, pasi në “Metropolitano” do luhet një derbi shumë i ndezur mes dy skuadrave spanjolle, që niset nga rezultati 2-1 për “los blancos” në ndeshjen e parë.
Një derbi të cilin Reali do ta përballojë me të gjithë yjet në fushë, pasi Karlo Ançeloti nuk ka hequr dorë nga asnjë prej “4 fantastikëve” që kanë si detyrë të sulmojnë portën e Atletikos, ndërsa Modriç do të jetë regjisori në mesfushë.
LIVE ATLETIKO MADRID-REAL MADRID 1-0
1′ Galager
NGJARJET KRYESORE
108’ Reali është shumë më agresiv në pjesën e dytë shtesë, kërkon hapësirat sidomos nga e djathta të gjuajë në zonën e Atletikos.
106’ Nis pjesa e dytë shtesë.
105’+3’ Mbyllet pa gola shtesa e parë.
105’+1’ Lukas Vaskez ekzekuton një goditje dënimi, por nuk gjen portën e Oblak. (VIDEO)
99’ Valverde merr fundoren nga e djathta dhe pason në qendër, askush nuk ia del të devijojë para Oblak.
98’ Barrios nis një top perfekt për Sorloth, ky i fundit nuk ia del të gjuajë siç duhet topin. (VIDEO)
97’ Azpilikueta hyn në fushë në vend të Reinildos i cili nuk mund të vazhdojë.
92’ Një top i gjatë i Oblak gjen Korrean, i cili nis topin në qendër, por Rudiger e çon jashtë para se të arrijë Sorloth. (VIDEO)
91’ Shtesat nisin me Le Normand në vend të Lengle në radhët e Atletikos.
90’+5’ Nuk ka gola të tjerë në pjesën e dytë, duhen shtesat për të përcaktuar kualifikimin.
90’ Korrea i sapofutur në lojë rrotullohet dhe gjuan, duke ccuar sferën mbi traversë. (VIDEO)
89’ Sorloth dhe Korrea marrin vendin e Simeones dhe Grizman në radhët e Atletikos.
85’ Galager i lë vendin në fushë Lino në radhët e Atletikos.
83’ Ançeloti detyrohet të hedhë në fushë Fran Garsia në vend të Mendi i cili nuk mund të vazhdojë për shkak dëmtimi.
71’ Situata zhvendoset në portën tjetër ku Simeone lëshon një gjuajtje të fortë, që grushtohet në këndore nga Kurtua. (VIDEO)
70′ VInicius humb penalltinë! Braziliani gjuan jashtë. (VIDEO)
69’ Penallti për Realin! Mbape niset drejt portës dhe ndalet në mënyrë të parregullt nga Lengle. (VIDEO)
65’ Ançeloti bën lëvizjen e parë duke larguar Tçuameni e Modriç, për të aktivizuar Kamavinga e Lukas Vaskez.
61’ Pas një goditje dënimi të harkuar nga De Pol, Lengle me kokë devijon sferën pa gjetur portën e Kurtua. (VIDEO)
53’ Mendi rrëshqet dhe i jep mundësinë Simeones të niset me shpejtësi në të djathtën, topi shkon te Grizman i cili gjuan por sheh tentativën e tij të përfundojë jashtë.
51’ Tçuameni provon të gjejë portën nga distanca, shënjestra është krejtësisht e gabuar.
47’ Alvarez provon përsëri nga jashtë zonës, përgjigja e Kuartua është e menjëhershme. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Atletikos dhe me kualifikimin plotësisht të hapur.
42’ Një harkim i gjatë nga e djathta shkon në zonë ku Tçuameni e Bellingam pengojnë njëri-tjetrin pa gjuajtur në portë.
39’ Alvarez është emri më i rrezikshëm i vendasve, me një gjuajtje këtë radhë nga e djathta, por që gjen përgjigjen e Kurtua. (VIDEO)
35’ Pas një goditje këndi, Grizman hyn në zonë nga e djathta dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Kurtua në shtyllën e parë. (VIDEO)
29’ Gjuajtje tokazi e Rodrigos pas një goditje nga këndi, Oblak pret i qetë në pozicion. (VIDEO)
25’ Alvarez këtë herë nga një pozicion më i përshtatshëm tenton portën, por gjen përgjigjen e Kurtua. (VIDEO)
21’ Alvarez provon nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Kurtua.
20’ Reali kërkon penallti pas një prekje me dore të topit në zonë nga Simeone, gjyqtari Marciniak lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
15’ Prej disa minutash luhet vetëm në gjysmëfushën e Atletikos, por Reali nuk arrin të prodhojë raste të rrezikshme, duke u kufizuar vetëm me mbajtjen e topit.
8’ Reali mundohet të reagojë me goditje këndi të harkuara në zonë nga Modriç por pa rrezikshmëri për Oblak.
1’ GOOOL ATLETIKO MADRID! Një pasim nga e djathta çon topin në zonë te Galager i cili para Kurtua nuk gabon dhe i jep avantazhin Atletikos duke hapur kualifikimin. (VIDEO)
1’ Shkelmohet topi i parë nga Atletiko.
FORMACIONET ZYRTARE
ATLETIKO MADRID: Oblak, Jorente, Himenez, Lengle, Reinildo, De Pol, Barrios, Xhu. Simeone, Galager, Grizman, Alvarez.
Trajner: Diego Simeone
REAL MADRID: Kurtua, Valverde, Rudiger, Asensio, Mendi, Tçuameni, Modriç, Bellingam, Rodrigo, Vinicius, Mbape.
Trajner: Karlo Ançeloti
PANORAMASPORT.AL