Skuadra e madhe nga Turqia, Galatasaray ka shprehur interesim për shërbimet e Granit Xhakës.
Galatasaray po e sheh Xhakën si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm dhe pritet së shpejti ta kontaktoj Bayer Leverkusenin.
Xhaka është lider i Leverkusenit dhe vështirë se do të heq dorë nga mesfushori 32-vjeçar, i cili vlerësohet lart nga trajneri Xabi Alonso.
Mbetet të shihet nëse Xhaka do të zhvendoset në Turqi prej sezonit të ardhshëm, ndonëse ka kontratë me Leverkusenin deri vitin 2028.
Ai është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2023 kur iu bashkua nga Arsenali kurse karrierë ka bërë edhe te Borussia Monchengladbachu e Baseli.
Këtë sezon, Xhaka ka 2 gola e 7 asistime në 40 paraqitje kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 17 milionë euro.