Friday, 22. May 2026
Sport

Zvicra publikon listën, ftohet dy shqiptarë

GS 13/03/2025 1 Min. Lesezeit

Albian Hajdari dhe Andi Zeqiri janë dy futbollistët shqiptarë të ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Kombëtarja e Zvicrës do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka dhe mesfushorin Ardon Jashari.

Xhaka ka marrë leje nga Yakino, pasi pritet të bëhet baba për herë të tretë, kurse Jashari u lëndua të mërkurën në ndeshjen kthyese të Club Brugget ndaj Aston Villas.

Zvicra ndeshjen e parë e luan të premten e ardhshme ndaj Irlandës së Veriut, kurse më 25 mars ndaj Luksemburgut.

Teilen: