Friday, 22. May 2026
Sport

Ishte në mëdyshje, Ançeloti zbulon: Ndërrova Endrik me Rydiger, nuk i doja penalltitë

GS 13/03/2025 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pas një ndeshjeje dramatike me Atletikon e vendosur nga lotaria e penalltive.

Screenshot 2025-03-13 133059

Siç ndodhte në sezonin e kaluar me Mançester Sitin, edhe mbrëmë fati nga 11 metrat ka qenë me Realin.

ANALIZA E NDESHJES – “Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse na shënuan që në minutën e parë. Ai gol ndryshoi dinamikën e takimit. Ata janë mbrojtur mjaft mirë me rregull dhe tentuan të na godisnin në kundërsulm. Është e vërtetë se nuk kemi krijuar shumë raste të pastra për shënim, me përjashtim të penalltisë së Mbapesë… Por kjo tregon se sa e vështirë është ta gjesh në befasi Atletikon, apo ta rrezikosh shpesh gjatë një ndeshjeje”.

GOLI I SHPEJTË – “Kur pëson aq shpejt, gjëja e parë që të shkon ndër mend është që ndeshja të mos dalë jashtë kontrolli. Ishte shumë e rëndësishme të ruanim ekuilibrat. Në pjesën e dytë dhe në shtesë besoj se e kemi pasur ne kontrollin e takimit”.

PENALLTITË – “Të them të drejtën, nuk doja që të shkonim te penalltitë. Ndaj kemi shtyrë edhe në shtesë për një gol. Por ishte e thënë që të vendosej te penalltitë. Fillimisht jam menduar se cili do të ishte gjuajtësi i pestë. Kishim zgjedhur për Endrik, por më pas vure re që Rydiger ishte më i qetë dhe më i ftohtë”.

PENALLTIA E ALVAREZit – “Është një nga ato rastet e rralla, por që fati i keq i rastisi atij. Për fatin e keq të tij e preku dy herë topin. Goditi me të djathtën dhe e preku me të majtën. Penalltitë janë një lotari, dihet”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: