Tension jashtë San Mames në minutat para ndeshjes së kthimit të shumëpritur të fazës së 16-shes ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Romës. Në fakt, policia baske duhej të ndërhynte për të siguruar që dy grupet e tifozëve të mos kishin kontakt pak hapa larg stadiumit, me mbështetësit e verdhekuqve protagonistë të një kortezhi të gjatë që nisi nga qendra e qytetit iberik.
Agjentët u përplasën me ultrasit e skuadrës italiane, u detyruan të përdorin edhe forcën. Nuk munguan shkopinjtë, me synimin për të shpërndarë të pranishmit pak hapa larg portave të hyrjes. Pas pak minutash situata u kthye në normalitet.