Ndeshjet e para të kësaj të enjte në Ligën e Europës kanë zbuluar emrat e 4 skuadrave çerekfinaliste të turneut.
Ndeshja më e ethshme ka qenë ajo mes Atletik Bilbaos dhe Romës, ku vendasit kanë triumfuar 3-1 duke përmbysur humbjen 2-1 të sfidës së parë. Protagonist ishte Mats Humels i cili u ndëshkua në mënyrë amatoreske me karton të kuq që në minutat e parë dhe ia bëri gjithçka më të lehtë spanjollëve që triumfuan falë dygolëshit të Niko Uillimias dhe atij të Berçiçe.
Në turin tjetër kaloi vetëm falë një barazimi Lacio, që kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë ndaj Viktoria Plzen. Ndërsa Eintraht Frankfurt nuk e ka diskutuar Ajaksin duke e mposhtur thellë 4-1. Një duel i ndezur u luajt në Athinë, ku Olimpiakos fitoi 2-1 ndaj Bodo/Glimt, por nuk mjaftoi për kualifikimin pasi grekët ishin mundur 3-0 në ndeshjen e parë në transfertë.
REZULTATET
ATLETIK BILBAO-ROMA 3-1
45’+3′, 82′ N. Uilliams, 68′ Berçiçe / 90’+2′ (p) Paredes
Goli i Berçiçe (VIDEO)
Goli i Niko Uilliams (VIDEO)
Karton i kuq i Humels (VIDEO)
EINTRAHT FRANKFURT-AJAKS 4-1
7′ Bahoja, 25′, 82′ Gëtce, 67′ Ekitike / 78′ Tejlor
OLIMPIAKOS-BODO/GLIMT 2-1
53′, 65′ Jaremçuk / 36′ Hog
LACIO-VIKTORIA PLZEN 1-1
77′ Romanjoli / 52′ Shulc
Goli i Shulc (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ATLETIK BILBAO-ROMA
EINTRAHT FRANKFURT-AJAKS
OLIMPIAKOS-BODO/GLIMT
LACIO-VIKTORIA PLZEN
PANORAMASPORT.AL