• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rooney: Më dhemb ta shoh Manchester United duke luajtur kështu

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Wayne Rooney mendon se ish-skuadra e tij, Manchester United, duket e humbur dhe e frikësuar në fushë, duke shtuar se dhjetë deri në pesëmbëdhjetë lojtarë duhet të largohen nga klubi.

Gjiganti i dikurshëm i Premier League gjendet në vendin e katërmbëdhjetë në tabelën e premier League, pas skuadrave si Brentford, Bournemouth, Brighton dhe Nottingham Forest.

United ka fituar vetëm nëntë nga njëzet e tetë ndeshjet e këtij sezoni në ligë dhe tashmë është eliminuar nga të dyja kompeticionet vendase. Shpresa e vetme për një trofe mbetet ndeshja e kthimit në Europa League ndaj Real Sociedad të enjten në “Old Trafford”.

Ndërrimi i trajnerit, me Ruben Amorim që e ka zëvendësuar Erik ten Hag, nuk ka përmbushur pritjet, pasi tekniku portugez ka arritur vetëm pesë fitore në shtatëmbëdhjetë ndeshje të Premier League.

I pyetur në podcastin “Stick to Football” nëse skuadra aktuale mund të përmirësohet, Rooney ka qenë kategorik. 

“Jo, nuk mendoj kështu. Ata duken të humbur. Duken të frikësuar, sikur kanë frikë të bëjnë gabime. Mendoj se vetëm Bruno Fernandes vazhdon të japë kontribut, ndonëse ndonjëherë të nervozon.

Por skuadra ka nevojë për ndryshime të mëdha. Mendoj se dhjetë deri në pesëmbëdhjetë lojtarë duhet të largohen”, ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares angleze. 

“Është një kulturë ku lojtarët nuk marrin përgjegjësi. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, topi kalohet nga njëri te tjetri dhe askush nuk merr përgjegjësinë. Tani është bërë shumë e lehtë për ta të humbin ndeshjet dhe më pas të dalin me deklarata si ‘shikojmë përpara’ e të tjera gjëra pa kuptim. Thjesht tregoje në fushë, trego karakter dhe lufto”.

Ai e ka pranuar se ndjenja e zhgënjimit është edhe më e madhe duke pasur parasysh lidhjen e tij me klubin.

“Është e dhimbshme të shohësh këtë skuadër. Edhe pse jam nga Liverpool, kam kaluar shumë vite te United dhe dua që klubi të bëjë mirë. Fëmijët e mi janë në akademinë e klubit, dhe kur i shoh duke luajtur kështu më dhemb”, ka thënë Rooney.

Next Post

LIGA E KONFERENCËS/ Plotësohen çiftet çerekfinale, mësoni me cilët kundërshtarë ndeshen Çelsi, Fiorentina dhe Betis

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.