• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia gati për Shqipërinë, Tuchel publikon listën e tij të parë në krye të “Tre Luanëve”, nuk mungojnë yjet dhe emrat e rinj

14/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia po bëhet gati për dy ndeshjet e para të Kualifikueseve të Botërorit 2026, ku Tre Luanët do të përballen me Shqipërinë më 21 mars në Wembley dhe tre ditë më vonë, po në të njëjtin stadium, do të presin Letoninë.

Këto do të jenë dy ndeshjet e para të trajnerit Thomas Tuchel në krye të Anglisë, i cili vjen me një mision të vetëm, fitimin e Kupës së Botës në vitin 2026.

Harry Kane, Jude Bellingham, Cole Palmer, Phil Foden dhe shumë yje të tjerë nuk i munguan listët, por gjithashtu spikatën dhe disa emra të rinj. Jarell Quansah i Liverpool dhe Myles Lewis-Skelly i Arsenal, të cilët po shkëlqejnë me skuadrat e tyre këtë sezon kanë marrë ftesën e parë nga ekipi i parë i Anglisë, teksa shihen dhe rikthimet e Reece James, Marcus Rashford dhe Jordan Henderson në skuadër.

Drejtuesit e FA kanë besim te gjermani Tuchel, i cili tregoi vlerat e tij me Chelsean në vitin 2021, ku arriti të fitonte dhe Ligën e Kampionëve.

Anglia vendoset në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit, së bashku me Shqipërinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë, teksa ndeshja e parë do të jetë pikërisht kundër Kombëtares tonë kuqezi.

Next Post

Vardari - Shkendija luhet sot

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.