Lionel Mesi ka shënuar gol menjëherë pas rikthimit të tij te skuadra e Inter Majemit, pasi ishte jashtë fushave për disa javë shkaku i vendimit të trajnerit.Skuadra e tij siguroi vendin e tyre në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve Concacaf duke mundur 2-0 Cavalier SC të Xhamajkës në ndeshjen e dytë të ndeshjes së fazës së 1/8-të, duke rezultuar në një fitore të përgjithshme 4-0.
Luis Suarez zhbllokoi shifrat në minutën e 37-të me penallti, ndërsa Mesi vulosi fitoren 0-2 me një gol të bukur në kohën shtesë.
Messi goals are inevitable 🔥#TheChampions
pic.twitter.com/b8qOi99M60— Major League Soccer (@MLS) March 14, 2025
Pas kësaj fitore, Inter Majemi do të ndeshet në çerekfinale me rivalët e tyre të Major League Soçer, Los Angeles FC (LAFC).
PANORAMASPORT.AL