Thursday, 21. May 2026
Sport

Courtois rikthehet te Belgjika pas dy vitesh

GS 14/03/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të rikthehet në Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e Nations League.

Ai është përfshirë në listën prej njëzet e gjashtë lojtarësh për përballjen me Ukrainën në fazën “playoff”.

Courtois ka munguar te Belgjika pas një përplasje në qershor të vitit 2023 me ish-trajnerin Domenico Tedesco lidhur me çështjen e shiritit të kapitenit. Si pasojë, tridhjetë e dy vjeçari me 102 paraqitje për Kombëtaren belge kishte munguar në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar.

Megjithatë, portieri i Real Madrid ka ndryshuar mendje pas shkarkimit të Tedesco dhe emërimit të Rudi Garcia si trajner i ri.

Teilen: