Thursday, 21. May 2026
Sport

Brruti ftohet te Kombëtarja shqiptare, Broja përfshihet në listë

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 26 futbollistë për ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në mesin e të ftuarve është edhe i shumëpërfoluri Etnik Brruti, që ka ekipin e Kosovës U21 dhe nxiti debat të madh në vend.

Pjesë e listës është edhe Armando Broja i cili ishte i lënduar dhe sapo ka nisur përgatitjet për rikthim.

Kombëtarja nis kualifikimet me duelin në udhëtim ndaj Anglisë, më 21 mars (20:45) dhe tri ditë më pas në Tiranë kundër Andorrës (20:45).

Teilen: