• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda angleze, Alan Shearer u zemërua nga situata që përfshin penalltinë e Julian Alvarez në ndeshjen e 1/8-tës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi kaloi Atletico Madridin në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, duke fituar 4-2 në penallti, në një ndeshje që pati shumë polemika.

Gjatë gjuajtjes së penalltive, sulmuesi i Atleticos, Julian Alvarez rrëshqiti para goditjes së tij dhe preku topin me të dyja këmbët.

Edhe pse arriti të shënonte, arbitri Szymon Marciniak, pasi u konsultua me VAR-in, e anuloi golin duke e cilësuar si të pavlefshëm.

Ky rast ka bërë gjithë botën të flasë tash e disa ditë dhe i fundit që i është bashkuar kësaj ‘valle’ është legjenda angleze, Shearer.

“Unë e kam parë penalltinë e Alvarezit mbi 100 herë dhe ende po përpiqem të gjej prova të pakundërshtueshme që ai preku topin dy herë”, ka thënë fillimisht ish-sulmuesi i Anglisë.

“Është absurditet i plotë që një moment i tillë mund të vendosë rezultatin e një ndeshjeje të këtyre përmasave”, përfundoi Shearer.

Next Post

Dy ndeshje të rëndësishme sot në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.