Friday, 13. February 2026
Formula 1

Tifozët e F1 të mërzitur me veprimet e Max Verstappen ndaj Lewis Hamilton

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Formula 1 nuk janë të kënaqur me pilotin e Red Bull, Max Verstappen pasi panë se çfarë i bëri Hamiltonit gjatë kualifikimeve të Çmimit të Madh të Australisë.

Ai madje është kritikuar me të madhe, pasi fansat panë videon se si ai e rivalizoi Lews Hamilton.

Në një video të postuar në platformën X, duket se lojtari i Red Bull kreu një manovër të diskutueshme midis kthesave pesë dhe gjashtë, teksa bllokoi Hamiltonin nga parakalimi.

Shumë fansa lanë komente negative për pilotin e Red Bull.

Shiko se çfarë bën ai nga kthesa 5-6. Ai shkon djathtas për ta lënë të kalojë, por pastaj kthehet përsëri majtas papritmas. Është e qartë me qëllim. Çfarë miu i ndyrë. E urrej këtë djalë me një pasion”, shkroi në X një fans.

Këtë fundjavë filloi sezoni më i ri i Formula 1 në Melburn të Australisë.

Teilen: