Thursday, 21. May 2026
Sport

Egnatia e Tirana, shumë zhurmë për një pikë

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Egnatia dhe Tirana nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e javës së 30-të të “Abissnet Superiore që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Shumë zhurmë për një pikë, në një ndeshje që prodhoi gjithçka në 90 minuta. Kartona të kuq, nga një për secilën skuadër: Ujka për Egnatia dhe Vera për Tiranën.

Gjyqtari Xhaja në fund të sfidës akordoi dhe një 11-metërsh për skuadrën e Tiranësm, por që u anulua pas ndërhyrjes së VAR.

Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh, në minutën e 36-të me anë të Sotës. Bardheblutë vendosën barazpeshën në fundin e pjesës së parë me Soler.

Mbyllet në barazim 1-1, një pikë me shumë vlerë për bardheblutë kur mendon se përballë cilit kundërshtar u arrit, por që është shumë pak për objektivat.

 

 

 

 

 

Teilen: