Thursday, 21. May 2026
Sport

Milani merr tre pikë të “arta” me Comon, kuqezinjtë fitojnë sërish me përmbysje

GS 15/03/2025 1 Min. Lesezeit

Milani ka bërë një tjetër sfidë të madhe, duke fituar sërish me përmbysje. Kuqezinjtë kanë përmbysur Comon në pjesën e dytë, duke realizuar dy herë.

Skuadra e Fabregas kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Da Cunha në minutën e 33-të. Por kuqezinjtë kanë përmbysur gjithçka ën fraksionin e dytë të lojës.

Ka qenë fillimisht  Pulisic i cili ka barazuar shifrat, e më pas reinders që ka shënuar golin e avantazhit dhe atë të fitores për Milanin.

Pas kësaj fitoreje Milani ngjittet në kuotën e 47 pikëve, 5 më pak se Juventus i vendit të katërt por me një ndeshje më shumë.

Teilen: