• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Djokovic mbështet protestat masive në Serbi: Historike

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tenisti i njohur serb Novak Djokovic ka ndarë dy fotografi në Instagram, nga të cilat mund të shihet turma masive e njerëzve të mbledhur në protestën masive “15. për 15” në Beograd, duke e quajtur “Historike”.

Kujtojmë se sot Beogradi është përfshirë nga protesta të paprecedenta të shtunën, me 100,000 njerëz – sipas Reuters – që kanë bllokuar rrugët dhe sheshet e kryeqitetit serb në një protestë masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij.

Sipas raportimeve nga mediat rajonale dhe globale, protesta e sotme konsiderohet si kulmi i një vale pakënaqësie që ka përfshirë vendin prej muajsh. Protestuesit kanë pushtuar sheshin përpara Kuvendit të Serbisë, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin në atë pjesë.

Turmat janë zgjeruar më tej drejt Sheshit Slavija, ku është ngritur skena kryesore për fjalimet dhe thirrjet e organizatorëve. Sipas televizionit shtetëror slloven, “Nata është më e errët para agimit”, është përsëritur vazhdimisht nga studentët, të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të palëkundur deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Pres që kjo të tronditë autoritetin e tij dhe që Vuçiq të kuptojë se njerëzit nuk janë më me të,” citohet të ketë thënë Milenko Kovaçeviq, një nga pjesëmarrësit e protestës. Sipas Associated Press, tubimi është “ndoshta protesta më e madhe antiqeveritare e mbajtur ndonjëherë në vendin ballkanik.” Edhe Reuters e ka përshkruar protestën si “në një nga tubimet më të mëdha antiqeveritare.”

Next Post

KF Gostivari: A do t'i ikë skandaleve dhe veprimeve të tij ky gjyqtar i harruar?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.