• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

16/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tek Real Madridi e kanë të qartë se një qendërmbrojtës i ri duhet të transferohet gjatë viteve në vazhdim dhe një lojtar i nivelit botëror po kërkohet.

Një prej objektivave të tyre kryesor për këtë pozitë është William Saliba i Arsenalit, i cili konsiderohet gjerësisht si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij. 

Qendra e mbrojtjes ka qenë një pozitë që ka ngjallur shqetësim për Real Madridin gjatë sezoneve të fundit, veçanërisht pas problemeve me lëndime të Eder Militaos dhe David Alabas. 

Përkundër kësaj, ky i fundit dhe Antonio Rudiger po shkojnë drejt fundit të karrierave të tyre respektive, kështu që do të duhet të zëvendësohen. 

Real Madridi ka planifikuar që të futet në tregun e transferimeve këtë verë, por dalja në skenë e Raul Asencios do të thotë se nënshkrimi me një qendërmbrojtës nuk është më një prioritet për vitin 2025. 

Sidoqoftë, është një pozitë e cila duhet të përforcohet në një të ardhme të afërt dhe Saliba qëndron lart në listën e tyre të dëshirave. 

Pavarësisht faktit që Saliba e ka ritheksuar përkushtimin e tij ndaj Arsenalit në javët e fundit, Relevo raporton se Real Madridi do të bëjë ‘përpjekje konkrete’ për transferimin e reprezentuesit francez, ani pse nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. 

Largimi i Salibas nga Londra nuk është një opsion të cilin Arsenali po e konsideron, andaj do të duhej një shumë e majme parash që ‘Topçinjtë’ të jenë të gatshëm ta lejojnë të fillojë një aventurë të re.

Next Post

Klubi anglez interesohet për shërbimet e Nunezit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.