Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Zhgënjen Napoli, skuadra e Contes ndalet Venezia

GS 16/03/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli nuk arrin të shënojë në Venecia dhe ndalet në një barazim pa gola 0-0, duke mos kaluar përkohësisht Interin në renditje, në pritje të përballjes direkte mes zikaltërve të Inzaghit dhe Atalantës këtë mbrëmje.

Skuadra e Contes barazohet me Interin në kuotën e 61 pikëve në krye të renditjes, pas këtij hapi fals në transfertë.

Shumë mundësi shënimi për Napolin në të takim, sidomos në pjesën e parë, me Raspadorin (shtyllë), McTominay, Lukaku dhe Simeone në kohën e shtesë. Edhe Venezia ishte afër shënimit: një pritje në vijë nga Rrahmani dhe dy mundësi për Gytkjaer dhe Nicolussi Caviglia në fund.

Nuk ka gola dhe fitues, mbyllet në barazim të bardhë 0-0 sfida mes Venezias dhe Napolit.

Teilen: