Thursday, 21. May 2026
Sport

Finalja me Liverpulin, sulmuesi i Njukasëllit: Duam trofeun, nuk mendoj për veten

GS 16/03/2025 1 Min. Lesezeit

Aleksandër Isak nuk shqetësohet për të ardhmen e tij përpara finales së Kupës Karabao, ndërsa sulmuesi thotë se është i lumtur në Njukasëll mes interesimit nga klubet e tjera.alexander-isak-newcastle-2024-1054261762-1735296605-157462Ai është nën kontratë në “St James’ Park” deri në vitin 2028, por është një objektiv i klubeve të mëdha Europiane, me Arsenalin që e admiron në Premier Ligë.

Përpara finales së Kupës Karabao kundër Liverpulit, sulmuesi i kombëtares suedeze tha: “Ky klub mund të arrijë gjëra të mëdha. Mendoj se duhet ta shikojmë sezon pas sezoni dhe fakti që mund fitojmë një trofe do të ishte mahnitëse për të gjithë. E ardhmja ime nuk është asgjë, për të cilën mendoj në këtë moment. Unë e kam thënë shumë herë gjatë një sezoni: ‘fokusohu vetëm te puna’ dhe tani është ndoshta koha më e keqe për të menduar për ndonjë gjë tjetër, kështu që i gjithë fokusi ynë është vetëm të dielën dhe shpresojmë që ta kthejmë trofeun në Njukasëll”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: