Më në fund kanë përfunduar diskutimet për Joshua Kimish, 30-vjeçari ka firmosur kontratën e re. Tani i ka “ardhur” edhe rroga. Bajerni ka luftuar prej muajsh për të vazhduar kontratën e Joshuan, ndërkohë që oferta u tërhoq pasi gjermani nuk mundi të merrte një vendim.
Por tani është arritur marrëveshja dhe Kimish nënshkruan një kontratë të re, që është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Një nga pyetjet kryesore tani, natyrisht, sillet rreth pagës së re.
“BILD” ka mësuar se paga e re është edhe rroga e vjetër. Nga sezoni 2025-‘26 e tutje, edhe Kimish do të marrë rreth 20 milionë euro. A mund të kishte sjellë oferta e tërhequr edhe më shumë para? Ata definitivisht nuk e kursyen Kimish.
PANORAMASPORT.AL