Thursday, 21. May 2026
Sport

Partizani e Teuta, triumfon mërzia

GS 16/03/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore” që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një 90 minutësh jo në nivelin e kërkuar, ku triumfoi mërzia dhe sinjalizimet e shpeshta të gjyqtarit Ferataj. Shumë pak raste në portat respektive dhe shumë ndalesa loje.

Një ndeshje për tu harruar, që nuk ndryshon asgjë përsa i përket pozicionit në klasifikim. Partizani në vendin e 4-ët me 44 pikë dhe Teuta në vendin e fundit me 30 pikë.

Teilen: