Atalanta-Inter do të jetë sfida e fundit direkte për titullin kampion dhe ndoshta do të tregojë diçka për ecurinë. Një duel që ve përballë dy trajnerët që janë mjeshtrat e modulit me tre mbrojtës. Në njërën anë Gasperini me 3- 4-2-1 dhe Inzagi me 3-5-2-shin e tij. Megjithatë, përtej vendosjes së njëjtë, principet e lojës së tyre janë shumë të ndryshme.
Ven të theksohet fakti se Interi është i pamposhtur në 12 ndeshje kundër Atalantës në Serinë A, duke arritur 7 fitore dhe 5 barazime. Është një ecuri rekord në këtë përballje. Interi ka fituar 5 ndeshjet e fundit radhazi, por nuk arrin 6 fitore radhazi që nga 1997.
Atalanta dhe Interi do të përballen me maksimumin 3 pikë distanca me njëra-tjetrën për herë të parë që nga sezoni 2019-2020, kur Atalanta kishte 78 pikë dhe zikaltrit kishin 79.
Në 15 ndeshjet e fundit të luajtura në Bergamo ka një bilanc të barabartë, me 4 fitore për secilën skuadër dhe 7 barazime me 21 gola të shënuar për të dyja. Pavarësisht kësaj, Interi ka qëndruar i pamposhtur në 5 transfertat kundër klubit nga Bergamo në Serinë A.
LIVE: ATALANTA – INTER 0-1
Karlos Augusto 54′
KOMENTI LIVE:
72′ Interi gjen golin e dytë me Lautaro Martinez, por gjyqtari e anluon për faull ndaj Berat Gjimshitit. (VIDEO)
64′ Çalhanoglu provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij grushtohet nga portieri (VIDEO).
54′ GOOOOL INTER 0-1/ Ndeshja rifillon me gol për zikaltrit e Inzagit, pas harkimit nga këndi, Karlos Augusto godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)
48′ Momente paniku në tribunën ku qëndrojnë tifozët e Interit, ndeshja ndërpritet për disa minuta. (VIDEO)
Mbyllet pjesa e parë!
39′ Belanova është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Dumfris.
25′ Minuta emocionuese në Bergamo, me të dyja skuadrat, që sulmojnë dhe kundërsulmojnë në kërkim të golit të avantazhit.
18′ Pritje shpëtimtare e Zomer, që i mohon golin mesfushorit Pasaliç. (VIDEO)
7′ E pabesueshme çfarë humbet Turam i vetëm me portierin, shtylla i mohon golin sulmuesit të Interit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL