PSG nuk ka rivalë në futbollin francez, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Marsejës në “Parc des Princes”, në klasiken e futbollit francez, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1.
Parizienët zhbllokuan rezultatin në minutën e 17-të, ku Fabian Ruiz asiston bukur për Ousmane Dembele, sulmuesi francez kalon mbrojtësit dhe portierin kundërshtar dhe dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 42-të, Ruiz asiston sërish, këtë herë për Nuno Mendez, mbrojtësi portugez dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.
Miqtë e Marsejës do të ngushtonin shifrat në minutën e 50-të, teksa përfituan nga një gabim i të zotëve të shtëpisë dhe shënuan me me golin e Gouiri, pas asistit të Rabiot.
Në minutën e 77-të, Pol Lirola do të dërgonte topin në portën e tij pas krosimit në zonë të Hakimi për të “vulosur” shifrat 3 me 1.
Pas kësaj fitoreje, PSG afrohet akoma dhe më shumë zyrtarisht me titullin. Ekipi i Luis Enrikes kryeson me 68 pikë, 19 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Marseja. PSG-së i duhen edhe 5 pikë për të fituar edhe zyrtarisht titullin.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL