• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ka rigjetur formën më të mirë, Mbape fillon “gjuetinë” e rekordeve

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një dopietë e francezit Kilië Mbape në gjashtë minuta, në dy goditje të Real Madridit kur po humbiste 1-0 përballë Viljarealit në stadiumin “La Ceramica”, i dha tri pikët ekipit të Ançelotit në një sfidë plot polemika, për shkak të kohës së shkurtër të pushimit.MBAPEMegjithatë, pavarësisht kohës së shkurtër të pushimit, Reali arrin të fitojë dhe e bën këtë me ritmin e Kilië Mbape. Francezi tregoi superioritetin dhe statusin e tij si ylli i Madridit. Dy gola në dy gjuajtje. Në gjashtë minuta. Përsosmërisht dhe me qetësi përfundoi dy aksione të Real Madridit. Një dopietë që e bën edhe më të ngushtë luftën për të qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit. Një garë që po ndahet mes tij dhe Robert Levandovskit, me polakun që për momentin është në avantazh. Për më tepër, dy golat e tij e bëjnë atë të kalojë më shumë lojtarë legjendarë të Real Madridit në sezonet e tyre të para me ekipin e bardhë.

Me dopietën e fundit, sipas “BeSower Pro”, “ranë” 29 golat e Davor Shuker (43 ndeshje) dhe Hugo Sançez (49 ndeshje) dhe 30 golat e Ronaldo Fenomenit (në 40 ndeshje). Mbape ka tashmë 31 gola të shënuar në 44 ndeshje të luajtura, vetëm pas Van Nistelroit (33 gola në 47 ndeshje), Kristiano Ronaldos (33 në 35 ndeshje) dhe rekordmenit Ivan Zamorano (37 gola në 45 ndehje). Dopieta e francezit përpara një pushimi të Kombëtareve, ku pas mungesës në sfidat e fundit të Francës, tashmë është gati të kthehet për të udhëhequr “Gjelat”. Pavarësisht fillimit të vështirë, tashmë Mbape është udhëheqësi i Real Madridit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Interi dhe ëndrra e “Tripletës”, Lautaro: E vështirë, por do të luftojmë për gjithçka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.