Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ Lionel Mesi shkëlqen me gol, Inter Majemi merr një tjetër fitore

GS 17/03/2025 1 Min. Lesezeit

Inter Majemi ka marrë një tjetër fitore duke triumfuar në transfertën me Atlanta United, me shifrat 2-1.Lionel_Messi_Miami_1742179199465_1742179206876-780x439Pas 11 minutave lojë vendasit kaluan në avantazh, pasi Latte Lath realizoi gol pas asistimit nga Lenon.

Por festa nuk zgjati shumë se pas 9 minutash, Lionel Mesi riktheu baraspeshën me një gol të bukur. Fitorja erdhi në minutën e 89-të ku pas një asisti nga Zhordi Alba, Pikault i dhuroi 3 pikët skuadrës së tij.

Me këtë fitore Inter Majemi ndodhet në krye të Konferencës së Lindjes me 10 pikë pas katër xhirove, duke marrë një barazim dhe tre fitore.


PANORAMASPORT.AL

Teilen: