• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda për përballjet me Islandën: Gjasat 50 me 50, e rëndësishme ta fitojmë lojën e parë

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka komentuar dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Islandës, të vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kombeve.

Dardanët do të grumbullohen sot, ndërsa do të ushtrojnë në ditët në vazhdim para duelit të parë me islandezët, i cili do të luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E loja e kthimit më pas do të luhet të dielën në Murcia të Spanjës.

Verdhekaltrit synojnë të dalin triumfues ndaj Islandës për ta siguruar kështu inkuadrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Por, Foda nuk do të mundë të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm siç janë Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova, të cilët janë të lënduar.

Sidoqoftë, ai po mundohet ta ndërtojë një ekip solid për t’iu bërë ballë islandezëve.

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë.”

“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi. Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja.”

Next Post

Legjionarët në Serie A, rikthehet Ismajli, lojtarët kuqezi gati për kombëaren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.