Nervat duket se janë ngjitëse. Diçka ka ndryshuar padyshim rreth Mançester Sitit në dy vitet që pas tripletës, diçka përtej dëmtimeve dhe një skuadre të plakur. Një mori problemesh në të njëjtën kohë i lënë lojtarët dhe tifozët që të dëshirojnë që ky sezon të përfundojë sa më shpejt.
Emocioni është zhdukur dhe kanë mbetur edhe 9 ndeshje për të luftuar për kualifikimin në Champions. Asnjë skuadër e Pep Guardiolës nuk ka pësuar ndonjëherë këtë numër golash në një sezon të Premier Ligës më parë, ndërsa dy golat e Brajtonit të shtunën në “Etihad” e dërguan numrin në 40.
Kundërshtarët tashmë i njohin defektet e “Qytetarëve” dhe i ndëshkojnë më lehtësi, ashtu siç bënë Estupinjan dhe autogoli i Khusanovit pasditen e së shtunës, ndërsa golat e Halandit dhe Marmushit në pjesën e parë nuk mjaftuan dy herë për ta ruajtur avantazhin.
“Të gjithë e ndjenë presionin”, pranoi Guardiola pas barazimit me “Pulëbardhat”. “Ne duhet të luajmë më mirë dhe pas kësaj tifozët do të kthehen. Në momentet e mira janë aty, por e ndiejnë kur nuk është mirë. Të gjithë e dinë”, shtoi tekniku katalanas.
PANORAMASPORT.AL