Thursday, 21. May 2026
Sport

Anglia nis grumbullimin për ndeshjen me Shqipërinë, Tuhel mirëpret “të harruarit” dhe i shton një emër të ri skuadrës në ditën e fundit

GS 17/03/2025 2 Min. Lesezeit

Anglia ka nisur sot grumbullimin për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, në një grup ku kundërshtare ka edhe Shqipërinë. Pikërisht një përballje me kuqezinjtë nis rrugëtimin e “tre luanëve” të premten në “Uembli”, ku do të shënohet edhe debutimi i Tomas Tuhel në pankinën e kësaj përfaqësueseje.

sdfdsfsfdfsdsfdfd

Vetë trajneri gjerman ka pritur sot i pari futbollistët në momentin kur ata janë paraqitur në qendrën stërvitore. Tuhel ka takuar një nga një lojtarët që po mbërrinin në grumbullim, duke filluar nga emrat të cilët ishin harruar në këtë ekip si Markus Rashford e Xhordan Henderson, me këtë të fundit që mendohej se e kishte mbyllur me Anglinë.

sdffdssfdsfdfsdsfdfdsfsdsfd

Listës në ekipit i është shtuar në ditën e fundit edhe një tjetër emër. Morgan Gibs-Uajt, mesfushori ofensiv i Notingem Forest, ekipit surprizë të këtij edicioni të Premier Ligës, ka marrë pasditen e djeshme një ftesë nga trajneri për të qenë edhe ai pjesë e grumbullimit. Një ftesë që vjen nga situata e Kol Palmer, i cili është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat e marsit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: