Thursday, 21. May 2026
Sport

Sylvinho fton lojtarë vendor në stërvitjen e parë të Shqipërisë

GS 17/03/2025 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka mbajtur stërvitjen e parë me futbollistët që kishte në dispozicion para duelit me Anglinë.

Sylvinho ka mbajtur stërvitjen në “Shtëpinë e futbollit” kurse ka plotësuar grupin me lojtarë që nuk kishin ftesë për duelet e këtij muaji.

Mësohet se Sylvinho ka në stërvitje Rrok Toman, Ysni Ismailin, Aldi Gjumsin e Altin Bytyçin, lojtarë që luajnë në Superiore dhe Kategorinë e Parë të Shqiopërisë.

Për dallim prej këtyre futbollistëve, në stërvitjen e parë ishin të pranishëm edhe yjet si Ardian Ismajli, Kristjan Asllani, Armando Broja e Qazim Laçi.

Sylvinho do ta ketë të plotësuar grupin prej të martës kurse të premten luan ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026.

Përballet në Londër me Anglinë kurse tri ditë më vonë e pret Andorrën në Tiranë.

Teilen: